Grealish befason me sekretin e tij
Publikuar:
(29.03.2023 09:47:31)

Ylli i Manchester Cityt dhe Anglisë, Jack Grealish, ka zbuluar një rutinë që bën pas çdo ndeshjeje që luan, ndërsa i feston ato duke konsumuar ushqim kinez.
Futbollisti i dytë më i shtrenjtë britanik, i cili është duke kaluar një formë të mirë si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, tregon sekretin e suksesit të tij që vjen nga një burim i çuditshëm. “Më pëlqen ushqimi kinez dhe porosis pas çdo ndeshjeje. Shkoj te ‘Wing’s’ në Mançester”, ka treguar Grealish.

Një pohim i tillë nuk është se pritet t’i pëlqejë shumë nutricionistëve të klubit dhe kombëtares, ndërsa mbetet të shihet reagimi i trajnerit Pep Guardiola për sulmuesin të cilit nuk i pëlqen dieta rigoroze.
/Shqip.com