Art Jetese

Gratë me ngjyrë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Një studim i ri mbi vdekjet nga kanceri i gjirit ka ngritur pyetjen rreth asaj nëse gratë me ngjyrë duhet të kontrollohen në moshën më të hershme.

Në një shkrim të botuar në revistën JAMA Netëork Open nga ekip i studiuesve ndërkombëtar, saktësoi se mund të garantohen provat klinike për të hetuar nëse udhëzimet duhet të rekomandojnë që gratë me ngjyrë të fillojnë ekzaminimin në moshat më të reja, rreth 42 vjeç, në vend të 50-ve.

Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA – një grup ekspertësh të pavarur mjekësorë, rekomandimet e të cilëve ndihmojnë në udhëzimin e vendimeve të mjekëve – rekomandon ekzaminimin dyvjeçar për gratë, duke filluar nga mosha 50 vjeç.

Task Forca thotë se një vendim për të filluar kontrollin para 50 vjeç “duhet të jetë një vendim individual.

Shumë grupe mjekësore, duke përfshirë Shoqatën Amerikane të Kancerit dhe Klinikën Mayo , tashmë theksojnë se gratë kanë mundësinë të fillojnë ekzaminimin me mamografi çdo vit duke filluar nga mosha 40 vjeçare.

Edhe pse gratë me ngjyrë kanë një shkallë më të ulët të incidencës së kancerit të gjirit (4%) sesa gratë e bardha, ato kanë një shkallë më të lartë të vdekjes nga kanceri i gjirit prej 40% .

Ekzaminimet e kancerit të gjirit zakonisht kryhen duke përdorur një mamografi, e cila është një fotografi me rreze X e marrë nga gjiri që mjekët ekzaminojnë për të kërkuar shenja të hershme të zhvillimit të kancerit të gjirit.

Shoqata Amerikane e Kancerit aktualisht rekomandon që të gjitha gratë të marrin në konsideratë ekzaminimet mamografike për rrezikun e kancerit të gjirit, duke filluar nga mosha 40 vjeçare dhe për gratë 45 deri në 54 vjeç, rekomandohet që të bëjnë mamografi çdo vit. Ato 55 vjeç e lart, mund të kalojnë në ekzaminim çdo vit tjetër nëse dëshirojnë.

Studiuesit nga Kina, Gjermania, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia, analizuan të dhënat për 415,277 gra në Shtetet e Bashkuara që vdiqën nga kanceri i gjirit nga viti 2011 deri në vitin 2020.

Këto të dhëna për shkallën e vdekshmërisë nga kanceri invaziv i gjirit erdhën nga Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore dhe u analizua me softuerin statistikor SEER të Institutit Kombëtar të Kancerit .

Dëmi i fillimit të mamografisë në një moshë më të re rrit rrezikun e një rezultati të rremë pozitiv të ekzaminimit – duke çuar në teste të panevojshme të mëvonshme dhe stres emocional.

Por studiuesit shkruajnë në studimin e tyre se “rreziku i shtuar i rezultateve false nga ekzaminimet e mëparshme mund të balancohet nga përfitimet” që lidhen me zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

/Shqip.com