Granti mbi 200 milionë euro nga qeveria amerikane, Osmani takohet me zv/presidentin e MCC
Publikuar:
(30.04.2024 10:44:37)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim Cameron Alford zëvendëspresident i MCC -një agjenci e qeverisë amerikane.
Takimi vjen në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt – një grant prej mbi 200 milionë euro për sektorin energjetik.
“Granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë. Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, Zëvendëspresident i MCC”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani tha se si investimi më i madh i qeverisë amerikane në fushën e energjisë, Programi Kompakt është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA.
/Shqip.com