Lajme

Grafite të reja provokuese në Mitrovicën e veriut

Grafite në Mitrovicën e Veriut

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, janë shfaqur grafite të reja provokuese në veriun e Mitrovicës.

“Nema predaje, KM ostaje” është grafiti që është shkruar në disa lokacione të kësaj komune.

Këto grafite pasojnë pas një sërë provokimesh që janë bërë nga strukturat kriminale në komunat veriore.

Simboli “Z” ditë më parë është parë edhe në Veriun e Kosovës, ku pas një aksionit të Policisë së Kosovës, këto grafike janë fshirë.

Shkronja ‘Z’ përdoret si simbol nga forcat ruse, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Ndryshe, Milan Radojçiq, që është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, sot përmes një video të publikuar nga media “Alo”, shihet duke përçuar një porosi për serbët e veriut.

Ai thotë se serbët e Kosovës po përballen me “kërcënime brutale” nga kryeministri, Albin Kurti.

“Terrori i vërtetë ndaj serbëve vetëm sa po fillon. Për njerëzit e mi në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni të themi, mbi të gjitha, jam këtu, jam kthyer, dhe e dini se çka do të thotë kjo sepse nuk ka kthim prapa nga këtu. Rroftë Serbia”, thotë Radojçiq në videon që pretendohet të jetë incizuar në veri të Kosovës.

Lexo edhe:
Bajqinovci për Radojçiqin: Me ardhjen e VV-së në pushtet ato deklarata mund t’i japë vetëm nga malet

Radojiçiq është i sanksionuar edhe nga SHBA-të për aktivitetin e tij kriminal në veri të Kosovës.

Ai është njëri nga të dyshuarit e kërkuarit nga drejtësia për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq./SHQIP.com