Rozë

Graciano flet për debatin me Romeon: Duan që unë të ngelem pa bukë jashtë

Në Prime-in e “BBV” qendra e diskutimit është përsëri eliminimi i parë për natën e sotme ku në nominim janë Lisi, Heidi dhe Romeo.

Ka qenë Graciano ai që vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun e tij më të mirë, Elvisin (Lisi) dhe pëlqimin e tij në shtëpi, Heidin.

Romeo u nervozua pas këtij veprimi dhe e quajti Gracianon “burracak dhe të paftyrë”.

Edhe në këtë Prime, Romeo e quan Gracianon aktor dhe e pyet pse është mërzitur për Lisin. Graciano nga ana tjetër supozon se do të jetë Lisi ai që do të largohet sot nga shtëpia, por nuk do t’i vijë keq për sa i përket lojës:

“Më vjen keq për Lisin sepse kam pasur marrëdhënie shumë të mirë në këtë shtëpi. E vuaj faktin që Lisi ndoshta nuk do të ndodhet në këtë shtëpi, sepse për mendimin tim Lisi shkon sot. Por nuk më vjen keq si lojë, sepse Lisi sot sapo u fut në vorbullën e Romeos. Këto duan që unë të ngelem pa bukë jashtë dhe pa punë dhe unë këtu kam marrë degjenerim komentesh dhe kërcënime të pafundme”.

/Shqip.com