Graçanica dhe katër zona mbesin pa ujë të pijshëm
Publikuar:
(02.07.2023 19:02:42)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se një pjesë e Graçanicës dhe zona në drejtim të Llapnasellës, Preocit dhe në Zonën Industriale, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti.
Kjo situatë është për shkak të një defekti.
“Për shkak të pozicionit të vështirë të punës, ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar që nga orët e hershme të mëngjesit, mirëpo afërsia me lumin Graçanka si dhe By-passimet e linjave në të kaluarën kanë shkaktuar edhe më shumë vështirësi në sanimin e problemit në fjalë”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërsa, është bërë e ditur se furnizimi me ujë të pijshëm pritet të rikthehet në orën 21:00.
/Shqip.com