Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
Publikuar:
(04.05.2023 15:44:08)

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar.
Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Kështu tha për Shqip.com Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti për Shqip.com
/Shqip.com