Governatorja e Iowas sot viziton Kosovën, pritet nga Osmani
Publikuar:
(26.06.2023 08:09:26)

Governatorja e Iowas, Kim Reynolds, pritet ta vizitojë sot Kosovën.
Reynolds do të pritet nga presidentja e Vjosa Osmani rreth orës 09:30.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Guvernatorja Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shtetit të Ioëa-s (Shtetet e Bashkuara), në hollin e Kuvendit.
Ndërkaq pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të deklarohen për media.
Guvernatorja Reynolds do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.
/Shqip.com