Goretzka thumbon ish-shokun e skuadrës Lewandowskin

Lojtari i Bayern Munichut, Leon Goretzka, ngacmoi ish-bashkëlojtarin Robert Lewandowski për vështirësitë e Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Goretzka, i cili luajti së bashku me Lewandowski për katër sezone në Bayern Munich, thumboi ish-kolegun e tij dhe klubin e ri Barcelona, i cili aktualisht po rrezikon të largohet nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve për të dytin sezon radhazi.
Duke folur për BILD , mesfushori i Bayern tha, se sulmuesi polak ishte i llastuar.
“Lewy ishte shumë i llastuar në Bayern, gjithmonë duke u përparuar të paktën në raundin e 16-të. Por kjo është ajo që është – tani ne nuk mund ta marrim më në konsideratë këtë.”
Hera e fundit që Bayern Munich u përjashtua nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve ishte 20 vjet më parë në sezonin 2002-03.
Ata e kanë mposhtur Barcelonën në pesë ndeshjet e fundit me gjigantët spanjollë në Ligën e Kampionëve. Barça do të largohet nga gara nëse Interi mund të mërkurën Viktoria Plzen.
/Shqip.com