Sport Ndërkombëtar

Goli i Zhegrovës nuk mjafton, Lion eliminon Lilën nga Kupa e Francës

Edon Zhegrova po shndërrohet në një protagonist te skuadra e Lilles.

Mesufshori i Kosovës, gjeti golin e dytë radhazi. 23-vjeçari, pasi shënoi në kampionat në datën 4 shkurt ndaj Rennes, në triumfin 1-3, mbrëmjen e sotme tundi sërish rrjetën, kësaj here ndaj Lionit, në duelin e vlefshëm për Kupën e Francës.

Zhegrova goditi saktë brenda zonës, pas asistim të Cabelës, duke vendosur baraspeshën 2-2. Lyoni kishte shënuar 2 gola në pjesën e parë me cerki dhe Lakazet, ndërkohë që Devid, rihapi sfidën me penallti.

 Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-2, ndërkohë që ndeshja shkoi me 11-metërsha, ku lojtarët e Lyon u treguan më të saktë dhe kaluan në turin tjetër.

/Shqip.com