Sport Shqiptar

Golden Eagle Ylli sonte përballë gjermanëve të Niners Chemnitz

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme në garat e FIBA Europe Cup.

Skuadra nga Theranda do të ketë ndeshjen e dytë në shtëpi, përkatësisht të pestë në grupet e kësaj gare, ku do të ndeshet me Niners Chemnitz.

Ndeshja do të zhvillohet në Prizren, nga ora 19:00. Ylli ka një fitore dhe tri humbje, andaj fitorja në këtë përballje do të ishte shumë e vlefshme për therandasit.

Në takimin mes këtyre dy skuadrave, Niners fitoi me rezultat 90:60, ndërsa gjermanët kanë dy fitore e dy humbje në grup, aq sa ka edhe Bambers, kurse lider është Hapoel Galil Elion.

Kjo është hera e parë për Yllin që po paraqitet në garat evropiane.

/Shqip.com