Golden Eagel Ylli shpallet kampion i Kosovës në basketboll

Golden Eagel Ylli është shpallur kampion i Kosovës në Superligën e basketbollit, duke e mbrojtur titullin që e fitoi vitin e kaluar.
Ylli fitoi ndaj Trepçës me shifrat 70:64, duke e fituar kështu serinë me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Skuadra nga Suhareka morri epërsi që në çerekun e parë të ndeshjes, duke i mbyllur 10 minutat e parë me shifrat 22:18.
Por në çerekun e dytë përballja ishte më e afërt, dhe Trepça në këtë pjesë ishte për një pikë më e mirë, duke shënuar 17:16.
Mitrovicasit fituan edhe çerekun e tretë të ndeshjes ndaj Golden Eagle Yllit, me shifrat 16:13 për vendasit.
Pas çerekut të tret rezultati ishte i barabartë 51:51 dhe Ylli e vulosi fitoren vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Ylli fitoi stinorin e kaluar fitoi titullin e kampionit për herë të parë dhe të enjten e fitoi titullin e dytë rresht./Shqip.com