Gold AG reagon kundër martesave të gjinisë së njëjtë
Publikuar:
(24.02.2022 10:36:00)

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës, ku në rend të ditës është edhe shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës.
Ky kode përfshin nenin i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.
Në lidhje më këtë ka pasur reagime të shumta.
Së fundmi një reagim të tillë e ka bërë edhe reperi nga Presheva, Gold AG.

“Kush e voton së pari vet le ta provon”, tha ai.
Ndryshe, Gold Ag është duke vazhduar me projekte të reja muzikore./SHQIP.com