Rozë

Gold Ag publikon fotografi bashkë me djalin nga Prekazi

Gold Ag

Arian Agushi i njohur me nofkën e tij si Gold Ag përherë ka qenë i shquar për atdhe dashurinë të cilën e shfaq edhe në tekstet e këngëve që publikon.

E këtë gjë e ka treguar edhe së fundmi, duke vizituar bashkë me djalin dhe bashkëshorten kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekazin.

Vlen të përmendet se djali tij Guerili lind pikërisht në një datë historike, me 28 nëntor të vitit të kaluar.

Ndryshe, “Kuksi” është projekti i fundit nga Gold Ag, i cili është lansuar para një muaji.

Projekti deri më tani numëron mbi 800 mijë klikime në platformën ‘Youtube’./SHQIP.com