Sport Ndërkombëtar

Golashënues në fushë, modest jashtë saj

Robert Lewndowski

41 golat e shënuar në Bundesliga në sezonën e kaluar ja sollën Robert Lewandowskit Këpucën e Artë.

Sulmuesi polak e pranoi këtë çmim të martën, por tashmë dilema është bartur diku tjetër, shkruan Shqip.com.

Një diskutim i madh është duke u zhvilluar në publik se kush do jetë fituesi i Topit të Artë, pasi konkurenca është shumë e “ashpër”.

33 vjeçari është pyetur nëse ka gjasa që ai të jetë fitues këtij çmimi ka thënë se diçka e tillë do të jetë e vështirë për shkak se Messi e ka fituar Kupën e Amerikës.

“Pas asaj që ndodhi në turneun Copa America, mendoj se do të jetë edhe më e vështirë për mua të fitoj Topin e Artë . Por, nuk do ta kem problem ta humbas atë nga lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” është shprehur sulmuesi i Bayern Munchen.

Sipa shumë mediave të mëdha të sportit në botë, tre favoritët kryesorë për ta fituar këtë çmim janë Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Jorginho.

Për Lewandowskin dhe Jorginhon do të ishte hera e parë që do e fitonin këtë çmim, ndërsa Leo e ka “rrëmbyer” Topin e Artë gjashtë here./Shqip.com