Gnabry – i tunduar të luaj për “Los Blancos”

I lindur në Stutgart të Gjermanisë, Serge Gnabry është duke bërë karrierë ëndrrash tek gjigandi bavarez – Bayern Munich.
Si pjesë e ekipit që nga viti 2017, ai ka dihmuar Bayernin të shtojë 10 trofe në kabinetin e tyre – përfshirë këtu një Ligë të Kampionëve dhe tre Bundasliga.
Por, 26 vjeçari është në kërkim të një aventure të re diku tjetër, raporton “Goal“.
Interesim për të ka shprehur Real Madrid, Liverpool por edhe Juventus mund të jetë opsion.

Në fakt, ish lojtari i Arsenal është më i tunduar t’i bashkohet David Alabas në “Santiago Bernabeu”, dhe madje e ka vizituar atë shpesh në Spanjë që nga largimi i tij nga Bayern sezonin e klaluar.
Klubi madrilen ka biseduar me rrethin e Gnabryt për një lëvizje të mundshme gjatë verës dhe po e shfrytëzon në faavor të vetin marrëdhënjen shoqërore të tij me qendërmbrojtësin austriak.

Kontrata e tij me Bayern përfundon në qershor të vitit 2023, gjë që do t’i detyronte drejtuesit bavarez të “nxjerrin” para nga Serge.
Vlera e tij në treg aktualisht qëndon në shifrën e 70 milion eurove, sipas “transfermarkt“.
Në 37 paraqitje të tij këtë sezon me Bayernin, ai ka 14 gola dhe ka dhuruar 10 asiste për bashkëlojtarët.