Sport Shqiptar

Gjysmëfinalja e parë, Ylli pret Prishtinën

Në fazën finale të stinorit po zhvillohen edhe ndeshjet më të rëndësishme.

Gjysmëfinalet e Play-off fillojnë të shtunën me ndeshjen e parë që zhvillohet me fillim nga ora 20:30.

Takimi i parë është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

May be an image of 7 people, people standing and indoor

Ylli ishte lider në garat e rregullta dhe kampion aktual, ndërsa prishtinasit në çerekfinale eliminuan Prizrenin 16.

Në garat e rregullta therandasit kishin 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit 15 fitore e 13 humbje.

May be an image of 4 people and indoor

Ndërsa, në katër përballjet direkete të këtij edicioni, katër fitore shënoi skuadra nga Theranda.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet në Suharekë, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet të dielën dhe zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Pejës./Shqip.com