Gjyqtarët shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjen Fiorentina – Sivaspor
Publikuar:
(09.03.2023 17:31:41)

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për gjyqtarët shqiptarë pasi do të arbitrojnë në Evropë, duelin Fiorentina-Sivaspor në Ligën e Konferencës.
UEFA ia ka besuar shqiptarëve këtë takim në fazën e 1/8-ave, ku Enea Jorgji do të jetë kryesori.
Asistentë të tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.
Sa i përket VAR-it, Jorgji do të asistohet nga dy gjyqtarë portugezë.
Kjo është një mundësi e artë për arbitrat shqiptarë për të treguar profesionalizmin dhe aftësitë e tyre, pse jo edhe në të ardhmen të drejtojnë duele më të forta.
/Shqip.com