Gjyqi penal ndaj Trump, ish-Presidenti flet pas seancës: As Nënë Tereza nuk mund t’i mposhtë këto akuza
Publikuar:
(29.05.2024 19:10:17)

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur për gazetarët që ndodhen jashtë sallës së gjyqit penal që po zhvillohet ndaj ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Para tyre, Trump është ankuar duke thënë se: “as Nënë Tereza nuk do mund t’i mposhte këto akuza”, duke theksuar se gjyqi ndaj tij është i montuar dhe nuk ka asnjë provë.
“Është një situatë shumë e turpshme”, theksoi Trump.
Megjithatë, ai nuk u shfaq i dorëzuar për zgjedhjet e këtij viti, duke shtuar se 5 nëntori është dita më e rëndësishme në historinë e vendit.
/Shqip.com