Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, është bërë e ditut se më 16 gusht, trupi gjykues ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rrezik i mjaftueshëm që Thaçi dhe Veselit të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas shefes për Informim dhe Komunikim me Publikun në DhSK, Angela Griep, trupi gjykues ka konstatuar se komunikimet mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anën e zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.
Ndërsa, njoftoi se seancat në këtë çështje gjyqësore do të vazhdojnë më 28 gusht.
Griep ka dhënë informacione edhe për çështjen gjyqësore Pjetër Shala, ku tha se kryetarja e DhSK-së ka caktuar Panelin e Dhomës së Specializuara të Gjykatës Kushtetuese më 14 korrik që të vendosë në lidhje me kërkesën referuese nga Shala, e dorëzuar më 11 korrik, ku pretendon shkelje të të drejtave të tij themelore.
E njëjta, bëri të ditur se ky panel përbëhet prej gjykatësve Vidar Stensland, Roumen Nenkov dhe Romina Inkuti.
Ndërkaq, tha se kërkesa referuese ka të bëjë me konstatimin e trupit gjykues se deklaratat që Shala i dha policisë belge në 2016 nuk janë të papranueshme.
/Shqip.com