Gjykata në Ferizaj ua vazhdon paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçares M.O, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Vrasje e rëndë”, Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka bërë më 17 janar.
Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, nga zyra për informim në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.

Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Dardan Krivaqa dyshohet se më 22 gusht 2021, në banesën e tij, me dashje dhe në mënyrë mizor, kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj të ndjerës, e cila më pas kishte dërruar jetë.
Kurse, sipas aktakuzës, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, gjatë gjithë kohës kishte qenë i pranshëm dhe se kishte ushtruar dhunë fizike e psikike mbi të ndjerën./Shqip.com