Lajme

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim të arrestuar të fundit për rastin e Oliver Ivanoviçit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit M.M (serb), i cili u arrestua më 19 tetor, nën dyshimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Caktimi i paraburgimit për të dyshuarin M.M, u bë pas seancës dëgjimore që u mbajt të premten nga gjykatësi paraprak Vesel Ismaili, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të enjten njoftoi se M.M u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Ivanoviq.

Lexo edhe:
Vrasja e Oliver Ivanoviçit, arrestohet edhe një person

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri MM, dyshohet si anëtar i grupit kriminal të anëtarëve që kanë marrë pjesë aktive në kryerjen e veprave penale ”Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të gjithë” nga neni 283 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. , lidhur me veprat penale ”Vrasje e rëndë” sipas nenit 179 paragrafi 1.9, të KPRK-së, në vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, së bashku edhe me të akuzuarit e tjerë NS, MR, RB dhe SA, ku për të gjithë është duke gjykuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Seanca fillestare për rastin e Oliver Ivanoviçit  ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

/Shqip.com