Lajme

Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn dhe DJ Crax, i hapet rruga ekstradimit në Kosovë. Stresi ende në kërkim

Gjykata e Tiranës të enjten ka vendosur për masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimi drejt Kosovës të Rigels Rajkut, i njohur me emrin artistik Noizy, dhe Bahtjar Bajraktarit, i njohur si DJ Crax. Vendimi vjen pasi me kërkesë të Policisë së Kosovës, të martën është arrestuar në Lezhë reperi Noizy dhe DJ i tij, pasi ishte shpallur në kërkim të hënën lidhur me rrahjen që kishte ndodhur më 1 gusht në një diskotekë në Pejë.

Shqip.com ka publikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës:

1.Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.

  1. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..
  2. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
  3. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
  4. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.
  5. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.
  6. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.
  7. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..
    U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024″.

Ndryshe, vetë Noizy pasi u shpall në kërkim, përmes një postimi në rrjete sociale kishte thënë se nuk është në arrati dhe se po ndjek rrugën ligjore. Tha se do ta sqarojë ngjarjen duke shtuar se është viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk ka lidhje me të.

“Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrsesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Noizy.

Për përfshirjen në rast edhe Bajraktari në rrjete sociale ka thënë se është e padrejtë ajo çfarë po ndodh me të dhe Noizyn.

“Uroj qe organet e drejtsise te bejn punen e duhur dhe nuk dyshoj qe qdo gje do bij ne vendin e vet. Ne nuk kemi len vend per dhune ne anji moment jo sot po as dje e as neser, puna jon ka qen dhe do jet e paster duke mos e ngacmu asji dhe mbi t gjitha duke ju shmang problemeve gjith kohes”, ka shkruar ndër tjerash Bajraktari.

E mbrëmjen e së martës, në kërkim për incidentin në Pejë u shpall edhe reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

/Shqip.com