Art Jetese

Gjumi i keq mund të shkaktojë edhe kancer

Gjumi

Gjumi i keq mund të shkaktojë edhe kancer në afat të gjatë kohor , thotë Manos Vayakis, një ekspert për gjumin dhe sëmundjet e mushkërive.

Nga shumë studime është treguar se pacientët që vuajnë nga apnea e gjumit zhvillojnë më shpesh disa lloje kanceri si p.sh. të pankreasit.

Me sa duket, gjumi i dobët krijon stres dhe përmes mekanizmave të stresit, ndodh që trupi të preket nga kanceri.

Rrezik shumë më i madh nga sa dihej për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, hipertensionin.

Sipas të dhënave të fundit të paraqitura në studim, rreziku i gjumit të pamjaftueshëm dhe të dobët për sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin dhe diabetin që ishte i njohur për ne, është shumë më i madh se sa kemi lexuar deri më sot.

Ndërsa sa i përket lidhjes midis obezitetit dhe gjumit të dobët, i cili gjithashtu dihet tashmë, Z. Vagiakis shpjegon mekanizmin :Një person që nuk fle mirë ka prirjen të nesërmen, sepse është i lodhur dhe i përgjumur, të hajë ushqime me kalori, të yndyrshme dhe të përpunuara dhe natyrisht të mos lëvizë shumë.

Çdo gjë që na prish gjumin, pavarësisht nëse është një kufizim apo një gjendje që shkatërron gjumin, çon në obezitet.

/Shqip.com