Gjukanoviç: Respektoj zgjedhjen e qytetarëve, e përgëzoj Milatoviçin
Publikuar:
(02.04.2023 23:02:55)

Jakov Milatoviç fitoi bindshëm në raundin e dytë, kundër Milo Gjukanoviç, duke u zgjedhur kështu Presidenti ri i Malit të Zi.
Pas rezultateve, Gjukanoviç nuk hezitoi të urojë Milatoviçin dhe ta përgëzojë për fitoren, duke u shprehur se Mali i Zi zgjodhi dhe ai e respekton zgjedhjen e tyre.
“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”, tha Gjukanoviq.
Gjithashtu, edhe kryeministri Dritan Abazoviq, e ka uruar Millatoviqin për fitoren.
Ai ka shkruar në Twitter se “Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur!” dhe se “do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik”
/Shqip.com