Gjuhet me armë zjarri një person në Makoc të Prishtinës
Publikuar:
(14.08.2023 10:43:02)

Një person ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë mesnatës në fshatin Makoc të Prishtinës.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy predha të kalibrit të panjohur.
Tutje, policia ka njoftuar se rasti mbetet nën hetime.
/Shqip.com