Gjuha shqipe nga Ismail Kadare
Publikuar:
(21.02.2022 18:09:30)

Ismail Kadare është njëri ndër shkrimtarët e poetët më të njohur shqiptar.
Shumë nga veprat e tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës, ndërkaq për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, ne ju sjellim poezinë e tij kushtuar gjuhës shqipe.

Gjuha Shqipe
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’i muar, që s’i muar.
Kur panë se gjuhës
S’i hodhën dot prangat
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.
Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi,
Të bukurën gjuhë
Ta bënin leshharpi.
Të të bënin ty, donin,
Shqipëri, memece.
Po ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë ta vuri
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat