Gjuan me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet 63 vjeçari

Një person nga Gjilani është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale një armë e llojit ‘Below TR17’ dhe disa gëzhoja të armës përkatëse.
“I arrestuari 63-vjeçar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është thënë se ai dyshohet se ka kryer veprat penal “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Theksojmë se PK-ja vazhdon me kampanjën vetdijesuese duke u bërë thirrje dhe apeluar tek të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë.
“Sa më pak armë, më pak viktima”, është thënë tutje./Shqip,.com