Lajme

Gjoshi tregon nëse ka kohë për ndonjë tjetër kandidaturë për kryetar të PDK-së

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se ende ka kohë që dikush tjetër të kandidojë për kryetar të partisë.

PDK është në prag të zgjedhjes së kryetarit të ri, përcjell Shqip.com

Kjo është konventa e dhjetë e kësaj partie që kur Hashim Thaçi e themeloi si subjekt politik.

“Që nga fillimi ne e kemi inkurajuar garën. Konventa është organi më i lartë i partisë. Ka të drejtë që të ndryshojë edhe rregullat e partisë. Nëse ka gatishmëri për të kandiduar ai kandidat mund ta pyes konventën. Pra, ti prezantojë nënshkrimet”.

Ndërsa, për t’ia arritur qëllimit, kandidati duhet të marrë gjysmën e votave të delegatëve nga 794 sa i ka gjithsej.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës zgjedhjet nëse merr mbi gjysmën e votave të vlefshme të delegatëve”, ka thënë Gjoshi.

Deri më tash vetëm Memli Krasniqi është kandidat për këtë pozitë.

PDK është partia kryesore opozitare, gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit kandidat për kryeministër e kishte Enver Hoxhajn. /Shqip.com