Gjobitja për targat ilegale fillon më 22 nëntor
Publikuar:
(20.11.2022 16:39:56)

Gjobitja e pronarëve të mjeteve që qarkullojnë në Kosovë me targa ilegale do të fillojë më 22 nëntor.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.
“Sipas vendimit deri me datë 21 nëntor do të vazhdojë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntor deri me datë njëzet e një (21) Janar 2023, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas vendimit zyrtar Policia e Kosovës do të filloj zbatimin drejt shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi:, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, deri tani nga policia janë shqiptuar rreth 1.740 qortime.
/Shqip.com