Gjobitet një 25 vjeçar në Ferizaj, i cili voziti 4 herë më shumë seç lejohet

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, të shtunën ka gjobitur me 300 euro një person për tejkalim të shpejtëisë.
Sipas policisë shoferi në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 192 km/h.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet N.H i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.”, thuhet në komunikatë.

Policia apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes,pasi që thonë së, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
Tutje, policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion./Shqip.com