Gjilani e mbyll vitin 2021 si lider i Superligës

Fillimi ishte i vështirë, gjërat nuk po funksiononin.
Por, dalëngandalë “skifeterat filluan të fluturonin“ nën urdhërat e Ismet Munishit.
SC Gjilani e ka mbyllur vitin 2021 si lider i Superligës.
Gjilnasit kanë dalë fitues ndaj Ballkanit – në kryendeshjen e javës së 18-të.
Ani pse “xhebrailat” ishin vendas, ata u mposhtën me rezultat minimal 0-1.
Ky takim solli shumë emocione, shanse për të dyja skuadrat, por në fund mysafirët arkëtuan pikët e plota.

Kur po zhvillohej minuta e 75-të, ishte Gerhard Progni që e tundi rrjetën e Ballkanit.
Progni është duke kaluar në formë jetësore me Gjilanin dhe në shumë ndeshje ka qenë hero i skuadës në këtë sezonë.
Tashmë, “skifterat” kanë grumbulluar 35 pikë, pas 18 ndeshjeve të zhvilluara dhe mbesin lider.
Në anën tjetër, Ballkani mbetet në vendin e tretë, me dy pikë më pak. Në takim tjetër që u zhvillua në të njëjtën kohë, Malisheva dhe Dukagjini ndanë pikët, pasi barazuan me rezultat 2-2./Shqip.com
