Gjiganti gjerman i thotë lamtumirë edhe një modeli

Mercedes-Benz ka konfirmuar se prodhimi i modelit CLS, do të përfundojë më 31 gusht.
Konkurrenti i Audi A7 Sportback tashmë është tërhequr nga shitja në shumë tregje, derisa përfaqësues të shitjeve kanë thënë se tashmë kanë ndërprerë marrjen e porosive dhe klientët po i drejtojnë tek modeli E-Class (ë214) i prezantuar së fundmi.
Ndërprerja e menjëhershme e modelit CLS nuk do të ishte befasi, pasi raportet e shumta në muajt e fundit kanë spekuluar se prodhuesi gjerman po e bënë gati nisjen e shitjeve të modelit E-Class.
CLS iu bashkohet modeleve SLC, S-Class Coupe, S-Class Convertible dhe AMG GT Convertible, të cilat tashmë janë larguar nga prodhimi.
Por, prodhuesi gjerman nuk do të ndalet.
Ai ka planifikuar prezantimin e modeleve të reja.
Tashmë modeli SUV Maybach EQS është bërë publik dhe do të pasohet nga një roadster SL që mban të njëjtën logo të dyfishtë M.
Makinat ultra-ekskluzive pjesë e “MYTHOS Series” po vijnë, si dhe një model EQG plotësisht elektrik.
Një platformë elektrike AMG.EA e përshtatur për makinat sportive, do të vendoset në vitin 2025 pasi të shikohet paraprakisht nga koncepti AMG Vision.
/Shqip.com