Lajme

Gjetjet e IKD-së: Prokuroria Speciale gjatë vitit 2021 ka zgjidhur lëndë më pak se në vitin 2020, pavarësisht që kishte numër të njëjtë të prokurorëve

IKD

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar raportin “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale.

Aurela Mërlaku, paraqiti të dhënat e monitorimit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas saj, ndonëse janë ngritur shumë aktakuza prej rasteve të monitoruara 6% janë shpallur fajtor nga gjykatat.

Ajo ka sqaruar se dënimet më të ashpra janë të krimet e luftës, përderisa për terrorizëm dënimi më i lartë ka qenë 3 vjet burgim.

Te rastet e korrupsionit janë zgjidhur 7 nga 17 raste, duke sqaruar se pagat e prokurorëve duhet të jenë të njëjta e jo të kenë dallime.

“Gjatë vitit 2021 kemi analizuar 32 raste që kanë përfunduar me aktgjykim ku përfshihen 91 persona. Dënime me gjobë kanë përfunduar 27. PSRK ka pasur sukses në aktakuza që ka ngritur 80%. 6% janë shpallur fajtor nga gjykata. Dënimet më të ashpra janë shpallur për krimet penale të luftës”.

“Mesatarja për krimet të luftës është 12 vjet e gjysmë. Dënimi më i ashpër për terrorizëm është me 3 vjet burgim. Sa i përket korrupsionit departamenti ka qenë i ngarkuar me 17 raste të korrupsionit ku ka arritur t’i zgjidhë 7 raste. Një prokuror special paguhet mbi 2 800 euro që i bie mbi 700 euro më pak se një prokuror. Legjislacioni përcakton se paga e prokurorëve dhe gjyqtarëve special duhet të jetë e njëjtë”.

Kurse Ramiz Durmishi, nga kjo organizatë tha se PSRK ndaj 121 personave ka ngritur aktakuzë në vitin 2021 dhe janë zgjidhur vetëm 5 raste, raporton EO.

“Kur jemi tek performaca në ndjekjen penale gjatë monitorimit që ka bërë IKD në prokurori ka rezultuar se PSRK ka zgjidhur më pak lëndë. Ne vitin 2021 ka zgjidhur 26%. Edhe përkundër faktit se gjatë vitit 2021 numri i prokurorëve ka qenë më pak dhe nuk ka pasur ndryshim në punën e PSRK. Në vitin 2020 PSRK ka trajtuar numër më të vogël të personave të dyshuar”.

“PSRK ndaj 121 personave ka ngritur aktakuzë në vitin 2021. Gjatë vitit 2021 PSRK ka zgjidhur vetëm 5 raste. Ndaj 16 personave PSRK ka zgjidhur sa i përket rasteve për luftë. Gjykata e apelit ka gjetur shkelje procedurale dhe ka pamundësuar kryesin e rastit për drogë”./SHQIP.com