Art Jetese

Gjesti kaloi murin e oborrit, mbërrin zarfi i zi në “BBVA”. Reagon këngëtari: Pata një moment të vështirë!

Mbrëmjen e sotme, produksioni i “Big Brother VIP” ka dërguar një Zarf të Zi për banorët, duke njoftuar për incidentin e ndodhur me Gjestin. Sipas njoftimit, ai ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit dhe është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, një zonë e monitoruar 24 orë nga kamerat dhe stafi i sigurisë.

Vëllai i Madh ka reaguar menjëherë, duke e rikthyer Gjestin brenda shtëpisë pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë. Ndërkohë, banorët dhe publiku do të mësojnë detajet dhe vendimin përfundimtar të produksionit gjatë spektaklit live të së shtunës.

“Banorë! Gjesti ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, që është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë! Të shtunën në live do të njoftohet për detajet dhe vendimin e marrë!”

Pas marrjes së Zarfit të Zi, Gjesti ka reaguar duke shpjeguar arsyet e veprimit të tij dhe duke kërkuar falje për shkeljen e rregullave. Në një deklaratë të sinqertë, ai shprehu emocionet e tij:

“E pata një moment të vështirë. Jam duke mbajtur një ngarkesë të madhe, dy persona brenda, që s’po ma kupton kërkush. E di që kam thyer rregulla, i kërkoj falje Vëllait të Madh dhe krejt publikut që ndoshta u shqetësua për gjendjen time, po mirë jam. Pata një moment të vështirë!”

Reagimi i tij ka ngjallur diskutime në rrjet, ku fansat e “Big Brother VIP” kanë shprehur mbështetje, por edhe kritika për veprimin e tij. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Vëllai i Madh pas këtij incidenti.

/Shqip.com