Gjermania vendos kufizime strikte për të pavaksinuarit ndaj COVID-19

Udhëheqësit kombëtarë dhe rajonalë të Gjermanisë kanë rënë dakord të ndalojnë njerëzit e pavaksinuar nga pjesa më e madhe e jetës publike, për të shmangur një valë të katërt të COVID-19.
Angela Merkel, e cila është kancelare në largim, i përshkroi masat me shtrirje të gjerë si një akt solidariteti kombëtar, raporton BBC, transmeton Shqip.com.
Vetëm ata që janë vaksinuar ose shëruar së fundmi nga Coronavirusi do të lejohen në restorante, kinema, ambiente për shëtitje apo dyqane.

Vaksinimet mund të bëhen të detyrueshme deri në shkurt.
Vala e katërt e COVID-19 në Gjermani është më e rënda deri më tani, me 388 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.
Olaf Scholz, i cili pritet të marrë postin e kancelarit të mërkurën e ardhshme, tha se e mbështet masën./Shqip.com