Lajme Botë

Gjermania rekomandon vetëm vaksinën Pfizer për personat nën 30-vjeç

Vaksina Pfizer

Komiteti këshillues i vaksinave në Gjermani, STIKO, rekomandon që personat nën moshën 30-vjeç të vaksionohen vetëm me vaksinën Biontech/Pfizer COVID-19.

Kjo vaksinë, sipas komitetit, ka treguar numër më të ulët të inflamacioneve të zemrës te të rinjtë sesa vaksina Moderna, raporton Reuters, transmeton Shqip.com.

“STIKO”, rekomandon gjithashtu që edhe gratë shtatzëna, pavarësisht moshës së tyre, të vaksinohen vetëm me vaksinën Biontech/Pfizer.

Vaksina anti-COVID-19 e Pfizer

Zyrtarë të lartë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 5 nëntor kanë deklaruar se evropa është sërish në epiqendër të pandemisë së Coronavirusit.

Sipas tyre, është parë një rritje prej më shumë se 50% të numrit të rasteve me Coronavirus, muajin e fundit, duke e bërë atë epiqendër të pandemisë, pavarësisht furnizimit të bollshëm me vaksina. /Shqip.com