Lajme

Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se shteti gjerman ka njohur patent shoferin  e Kosovës.  

“Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Njohja e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani ishte një nga kërkesat kryesore prej vitesh të shtetasve kosovarë që jetojnë atje.

Deri tani, patentë shoferët e Kosovës në Gjermani kishin validitet vetëm gjashtë muajsh.

Pas kësaj periudhe, duhet të futeshin në procedurë nga fillimi për marrjen e patentë shoferit nga institucionet gjermane./Shqip.com