Gjermania e SHBA-ja i kërkojnë Serbisë t’i reduktojë trupat në kufi me Kosovën
Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i bëjnë thirrje Serbisë që urgjentisht t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovës.
Baerbock tha se s’duhet të ketë tensione mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ballkani Perëndimor: Nuk duhet të ketë më tensione mes Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me SHBA-të i bëjmë thirrje urgjentisht Serbisë që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën”, tha Baerbock.
Kryediplomatja gjermane foli edhe për luftën në Ukrainë. Tha se në mes të luftës ajo “filloi në mënyrë mbresëlënëse reforma në fusha të tilla si drejtësia, ligjet e medias dhe korrupsioni”.
Die Ukraine braucht einen #Winterschutzschirm aus Luftverteidigung, Generatoren & einer Stärkung der Energieversorgung. Denn durch gezielte Angriffe auf kritische Infrastruktur wie Elektrizitätswerke versucht Russland bewusst, die Versorgung der Bevölkerung zu zerstören. 2/3 pic.twitter.com/yvLM4HX1r8
— Auswärtiges Amt (@AuswaertigesAmt) October 2, 2023
/Shqip.com