Gjermania e nis mbarë Euro 2024, demolon Skocinë
Publikuar:
(14.06.2024 23:13:50)

Gjermania e nisi rrugëtimin në Europian, në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur Skocinë, me rezultatin e pastër 5-1.
Një ndeshje e dominuar totalisht nga “pancerat”, që bindin në startin e turneut.
Wirtz zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të, ndërsa Musiala dyfishoi shifrat në të 19-ën.
Havertz realizoi të tretin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën kishte vend edhe për dy supergola të Can dhe Fullkrug.
Skocezëve ua dha golin e nderit lojtari i gjermanisë Rudiger me autogol në minutën e 87′.
/Shqip.com