Gjermania dhe Holanda arkëtojnë pikët e plota

Gjermania ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Gjermanët edhe pse ishin favoritë në letër, “vuajtën” shumë për të arkëtuar pikët e plota, shkruan Shqip.com.
Golin e parë në këtë takim e shënuan rumunët me anë të Ianis Hagi, i cili e tundi rrjetën në minutën e nëntë.
Por, ish-Kampionët e Botës u këndellen në pjesën e dytë ku shënuan dy herë.
Fillimisht me anë të Serge Gnabry, e pastaj me Thomas Muller, Gjermania shënoi fitore me rezultat minimal 1-2.
Pas kësaj ndeshje, ata gjenden në pozitën e parë në Grupin J me 18 pikë, kurse Rumania mbetet në vendin e tretë me tetë pikë më pak.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Holanda.
“Tulipanët” e kanë mposhtur në udhëtim Latvia-n me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Davy Klaassen, ndërsua u asistua nga Memphis Depay.

Holandezët janë lider të Grupit G me 16 pikë, dy më shumë se Norvegjia që është në vendin e dytë.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:
Çekia 2-2 Uellsi
Estonia 2-0 Bjellorusia
Gjilbratari 0-3 Mali i Zi
Turqia 1-1 Norvegjia
Qipro 0-3 Kroacia
Malta 0-4 Sllovenia
Rusia 1-0 Sllovakia
Islanda 1-1 Armenia
Lihtenshtajni 0-4 Maqedonia e Veriut /Shqip.com