Sport Ndërkombëtar

Gjermanët u fotografuan me gojën mbyllur, Xhaka tregon çfarë do të bëjë Zvicra

Kupa e Botës në Katar, përveç futbollit vazhdon të “prodhojë” edhe polemika të ndryshme, kryesisht që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Para ndeshjes së djeshme me Japoninë, futbollistët e Kombëtares së Gjermanisë u fotografuan me gojën mbyllur, në shenjë proteste ndaj FIFA-s që nuk lejon që kapiteni të mbajë shiritin  “One Love”.

Në fushën e lojës sot do të jetë Zvicra, ndërsa Granit Xhaka tregon si do të veprojë Përfaqësuesja “helvetike”.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së Zvicrës me Kamerunin, Xhaka u shpreh se nuk do të bëjë gjeste të tilla.

Swiss national soccer team players during a training session prior to the match of the UEFA Nations League against Czech Republic, on June 1, 2022, in Prague, Czech Republic. CTKxPhoto/KaterinaxSulova CTKPhotoP2022060103643 PUBLICATIONxNOTxINxCZExSVK suk013

“Qëllimet e mia janë gjithmonë të njëjta. Unë shkoj në një turne për ta fituar atë. Kështu që tani po them, dua të jem kampion bote. Ne duam të bëjmë histori këtu në Katar”,  është shprehur mesfushori shqiptar.

Ai ka shtuar se nuk e ka parë foton e Kombëtares gjermane, ndërsa ka theksuar se Zvicra nuk do ta bëjë të njëjtin veprim.

“Duhet të respektojmë rregullat dhe të fokusohemi te futbolli. Kjo është gjithçka që kam ndërmend të bëj”, ka thënë Xhaka.

Edhe pse Zvicra është një nga shtatë kombëtaret që donte të mbante shiritin që simbolizonte luftën kundër homofobisë, ylli i Arsenalit përfundoi deklaratën e tij duke përsëritur se në Katar janë për futboll.

“Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe jo për të edukuar të tjerët”, përfundoi shqiptari me nënshtetësi zvicerane.

/Shqip.com