Gjeniu – pa skuadër
Publikuar:
(27.06.2022 14:00:25)

Cesc Fabregas është lojtar i lirë, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e mjegullt.
Gjeniu i mefushës – tashmë 35 vjeçar kaloi një nga sezonët më errëta në karrierë.
Ai zhvilloi vetëm dy ndeshje në Ligue 1 në sezonën e fundit me Monacon – për shkak të lëndimeve që kishte.
Tashmë – Fabregas është në kërkim të një skuadre të re, sepse nuk e ka ndërmend t’i var këpucët.
Cesc ka një karrierë të pasur – si në nivel ekipi ashtu edhe me kombëtare.
Ai është fitues i La Ligës, Premierligës, Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.
Teksa, është edhe asistuesi i dytë më i mirë në historinë e elitës së futbollit anglez, me 111 sosh. /Shqip.com