Gjendje e rënduar me COVID-19, spitalet po mbushen me pacientë
Publikuar:
(16.08.2021 15:26:11)

Situata me COVID-19 në Kosovë po ndryshon nga dita në ditë.
Së fundmi, është konfirmuar një rritje e madhe e rasteve nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se 380 pacientë janë të shtrirë në Qendrat Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.
Tutje, SHKSUK-ja bën të ditur se 316 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 278 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Po ashtu bëhet e ditur se 17 prej pacientëve janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Klinika Infektive në QKUK është klinika me më së shumti pacientë (104)./SHQIP.com