Gjendje e jashtëzakonshme në Kazakistan mes protestave për rritjen e çmimeve të gazit

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, shkarkoi qeverinë e tij dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën në përgjigje të protestave për rritjen e çmimit të gazit.
Vendimi vjen pas disa ditësh demonstratash që filluan në qytetet në perëndim dhe më pas u përhapën në gati gjithë vendin.
Qeveria fillimisht ishte përpjekur të qetësonte protestuesit duke pranuar një ulje të çmimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke e vendosur atë në 50 tenge (0,1 €) për litër, krahasuar me 120 në fillim të vitit – një rritje e konsiderueshme në shteti ku paga minimale është 42,500 tenge (98,7 €) në muaj.
Por kjo strategji nuk i ndali protestat. Të martën mbrëma policia përdori granata trullosëse dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë një demonstratë të madhe në kryeqytetin ekonomik Almaty.

Protestuesit, disa prej të cilëve sulmuan automjetet, brohoritën parulla antiqeveritare si “Qeveria jep dorëheqjen!” dhe “Plaku jashtë!” në lidhje me ish-presidentin Nursultan Nazarbayev, i cili, si mentor i liderit aktual Kassym-Jomart Tokayev, mbetet shumë me ndikim.
Ministria e Brendshme raportoi se më shumë se 200 protestues u arrestuan për “shkelje të rendit publik” dhe 95 oficerë policie u plagosën.
Protestuesit “u kënaqën në provokime” duke bllokuar rrugët dhe trafikun dhe “prishjen e rendit publik”, tha ministria në një deklaratë.
Protestat vazhduan të mërkurën me policinë që gjuajti me granata trullosëse ndaj protestuesve në Almaty. /SHQIP.COM