Lajme

Gjendja e varrit të Gjeneral Shalës-është përbuzje për heronjtë

Sot janë bërë 11 vjet nga vdekja e gjeneralit të UÇK-së, Shaban Shala. Vëllai i tij, Elmiu, në një postim në Facebook është ankuar në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për mosrregullimin e varrit të të ndjerit.

Ai tha se gjendja e varrit të gjeneralit “është dëshmia më e mirë për ‘kujdesin’ që institucionet bëjnë ndaj varreve të dëshmorëve dhe heronjve”.

“Gjendja në të cilën është varri i Shaban Shalës, është dëshmia më e mirë për “kujdesin” që Institucionet e Kosovës, konkretisht Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale bënë ndaj varreve të Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit shqiptarë”, ka shkruar ai.

Elmi Shala ka publikuar fotografi të varrit të vëllait të tij të ndjerë.

/Shqip.com