Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjakovë.

Ai është gjetur i shtrirë në dysheme ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë  03.02.2024, 13:00. Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në dysheme ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

/Shqip.com