Gjendet një trup i pajetë në Zveçan, la letër lamtumirëse afër armës
Publikuar:
(27.03.2022 15:56:48)

Një trup i pajetë është gjetur më 26 mars në afërsi të fshatit Balaban, në komunën e Zveçanit.
Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Është gjetur trupi i pajetë i një personi rreth orës 23:30. Në vendin e ngjarjes u gjet një letër lamtumirëse në veturën e tij si dhe një armë zjarri”, tha Hoti.

Ndërsa shtoi se trupi është dërguar për obduksion.
Sipas Policisë, i ndjeri i përket nacionalitetit, serb./Shqiop.com