Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Hajvali
Publikuar:
(13.03.2022 19:42:37)

Është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes në një zonë malore në Hajvali.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Shqip.com, ku ka treguar se Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, për të siguruar zonën në fjalë. Në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat po ashtu ndodhen në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Ende nuk ka përfunduar rasti dhe për detaje të tjera do të ju mbajmë të informuar./Shqip.com