Gjendet mjet i pashpërthyer tek Liqeni i Badovcit
Publikuar:
(28.08.2022 08:59:38)

Dje gjatë ditës së shtunë është gjetur një mjet i pashpërthyer tek Liqeni i Badovcit në Graqanicë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh thuhet se një burrë e kishte parë mjetin e pashpërthyer sa ishte duke peshkuar.
“Liqeni i Badovcit, Graqanicë 27.08.2022-14:50 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke gjuajtur peshk, në breg të liqenit ka vërejtur një mjet të pa shpërthyer”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident./Shqip.com